Formula 1

Mercedes: Për të mundur Ferrarin duhet të jemi të përkryer

Pas paraqitjes së mirë në provat zyrtare në pistën e Shangai, ku Lewis Hamilton dha kohën më të shpejtë, drejtuesit e Mercedes shprehen se kjo mund të jetë gara e duhur për të korrur suksesin e parë sezonal në Formula 1. Toto Wolff shprehet: “Në këtë pistë, Ferrari ka avantazhin se kemi pjesën e drejtë më të gjatë të Botërorit, por provat e lira shkuan mirë dhe treguan se jemi më të shpejtët. Por na duhet një makinë e përkryer për të mundur në garë Ferrarin dhe ky është misioni ynë”, tha Wolff.

Nga të gjithë ne, mekanikët, drejtuesit dhe poilotët, duhet maksimumi dhe asnjë gabim. Jemi më të shpejtët në pistë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë në favorin tonë. Vendimtar do të jetë menaxhimi dhe përdorimi i gomave, pasi ato soft dhe ultrasoft nuk kishin shumë dallim mes tyre. Do të bëjmë maksimumin edhe gjatë këtyre orëve, për të patur një makinë të balancuar mrië në pistë”, u shpreh Toto Wolff, që shpreson që makina kampione e Formula 1 të ngjitet në majën e podiumit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1