Formula 1

Mercedes, Wolff thumbon Bottas: Duhet të jetë agresiv si Hamilton

Valtteri Bottas, në garën e fundit në Brazil e nisi garën nga “pole”, por në fund u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, pasi u parakalua në start nga Sebastian Vettel. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Mercedes i kanë dhënë besim të plotë pilotit finlandez, në sezonin e tij të parë me makinën gjermane, duke siguruar konfirmimin edhe për vitin 2018. Por sot, gati një javë pas garës, Toto Wolff, shefi i Mercedes, ka thumbuar disi stilin e pilotimit të Bottas, duke kërkuar nga ai të jetë më agresiv në pistë, për t’i ngjarë sadopak shokut të skuadrës në këtë drejtim.

Valtteri Bottas me Mercedes

Lewis ka qenë “rock and roll” përgjatë gjithë vitit, ndërsa Valtteri ka patur një ritëm më të avashtë. Është përmirësuar shumë me kalimin e kohës, por duhet të jetë më agresiv në pistë, të ketë më shumë pamjen e një vrasësi”, u shpreh Toto Wolff, që ka mbetur i kënaqur nga gara e Hamilton, që u nisi  fundit, por e mbylli garën në vendin e katërt. “Kur nisi gara e kuptua që nuk kishte shumë diferenca mes makinave, por në trafik dhe me kaq shumë parakalime, Hamilton nuk mund të bënte më shumë. Ndërsa Bottas humbi një shans të mirë për ta fituar këtë garë”, tha shefi i Mercedes.

Më shumë nga Formula 1