• Mercedes zgjedh Bottas, prezantimi më 23 janar

    Publikuar: 11 Jan 12:46

    Mercedes ka zgjedhur pilotin finlandez Valtteri Bottas si zëvendësuesin e gjermanit Nico Rosberg, që u largua nga makina kampione pak ditë pasi fitoi titullin. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “As”, që shtoi se prezantimi i Bottas do të bëhet më 23 janar. Sipas të përditshmes “As”, Mercedes ka dashur ta prezantojë Bottas që në fund të 2016-ës, por presionet e ndryshme, të brendshme e të jashtme, kanë bërë që konfirmimi i finlandezit të shtyhet për këtë vit.

    Hamilton dhe Bottas, kete sezon do te jene shok skuadre te Mercedes

    Bottas pritet të nënshkruajë kontratën e re brenda kësaj jave, por gjithçka do zyrtarizohet në fund të janarit. Kalimi i finlandezit te Mercedes do të shoqërohet edhe me rikthimin e pilotit brazilian Felipe Massa te Williams. Braziliani pat deklaruar tërheqjen e tij nga garat e Formula 1, por duke parë se Williams kërkon një pilot me përvojë që të zëvendësojë Bottas, vendosi të rikthehet te makina britanike. Massa do të ketë si shok skuadre 18-vjeçarin kanadez Lance Stroll, ndërsa Bottas do të jetë kolegu i Lewis Hamilton te Mercedes.

    [interaction id=”585944d6b46a0b174b227b99″]


    Lexo postimet e tjera