Volejboll

Merkato e “nxehtë” në volejboll, 7 lojtarë të huaj tek ekipet e rrjetës

Merkatoja e dimrit në sportin e volejbollit ka sjellë mjaft surpriza. 7 lojtarë të rinj janë federuar pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit për të luajtur me skuadrat shqiptare në fazës e dytë të kampionatit. Përforcime ka patur sit e femrat ashtu dhe te meshkujt, duke e bërë mjaft interesant pjesën e dytë të kampionatit.

Ja kush eshte volejbollistja venezueliane te Partizani

Te femrat, dy përforcime te skuadra e Partizanit, që pasi ka siguruar firmën e venezuelianes Medina Gisel ka konfirmuar edhe ardhjen e brazilianes Larissa Feuerharmel de Oliveira. Të dyja volejbollistet amerikano-latine kanë kompletuar transferimin, kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur stërvitjen me skuadrën e “kuqe” nën drejtimin e trajnerit Roland Tarja. Dy përforcime që rritin ndjeshëm forcën e Partizanit, që e mbylli fazën e parë në vendin e tretë, por tashmë konfirmon pretendimet për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Lëvizjet më të mëdha në merkaton e dimrit janë regjistruar te meshkujt, ku tri skuadra kanë afruar lojtarë të huaj. Tirana ka marrë nga Kosova volejbollistin Driton Bytyqi, ndërsa nga dy lojtarë të huaj kanë marrë Erzeni dhe Partizani, dy ekipet kryesuese të kampionatit. Skuadra shijakase ka marrë maqedonasin Marjan Urdov dhe serbin Goran Ivankovic, ndërsa Partizani ka afruar malazezin Vuk Medenica dhe serbin Srdjan Milosavljevic. Këta lojtarë pritet që të debutojnë që nesër, kur nis faza e dytë e kampionatit kombëtar, me takimet e javës së 10-të.

Më shumë nga Volejboll