Futboll

Merkato e PSG nuk njeh limite, zbulohet super blerja e janarit

Sulmuezi brazilian i Liverpool, Philippe Coutinho, ëndrra e parealizuar e merkatos së verës së skuadrës Barcelonës, është ende në listën e transferimeve të skuadrës “blaugrana”, por tashmë për spanjollët ka dalë një rival i ri,  Paris Saint Germain. Skuadra franceze është vënë në gjurmët e Coutinho, duke e konsideruar si një përforcim me shumë vlera, madje duke ndërhyrë menjëherë në merkato, për ta sjellë në Paris që në janar. Dhe bisedimet për të sjellë fantazistin brazilian në League 1 po i kryen vetë presidenti Nassel Al-Khelaifi.

Lojtaret e PSG festojne fitoren

Lajmi i interesimit të PSG për Coutinho i dhënë nga e përditshmja spanjolle “AS” ka befasuar të gjithë, pasi në verën e këtij viti, ekipi francez realizoi dy transferimet më të shtrenjta, atë të Neymar dhe Mbappe, të dy sulmues, ndaj vështirë se mund të gjendet vend në skuadër për një tjetër sulmues. Por duket se PSG kërkon të përfitojë nga situata e krijuar dhe mund të lërë të lirë fanatzistin italian Marco Verratti, që kërkohet nga Barcelona. Paratë nuk janë problem për skuadrën franceze, që synon të fitojë Champions League këtë sezon.

Më shumë nga Futboll