Futboll

Merkato europiane: Kush shkon ku?

Ndërsa sezoni po i afrohet fundit, klubet në të gjithë Evropën janë të zënë me planifikimet për merkaton e verës. Skautët dhe menaxherët janë duke identifikuar objektivat që duan të transferojnë dhe duke vendosur se cilët janë lojtarët që duan të mbajnë … Por kush shkon ku? “Sky Sport” ka bërë një përmbledhje të lëvizjeve që pritet të ndodhin në verë.

James Rodriguez may have played his last game for Real Madrid

Spanjë

Pas 60 minutash lojë në fitoren 4-1 të Real Madridit ndaj Sevilla-s, objektivi i Manchester Unitedit për verën, James Rodriguez u zëvendësua dhe ndërsa dilte nga fusha u duk sikur kolumbiani i tha lamtumirë “Santiago Bernabeu”-t. Sipas medias spanjolle ish-mesfushori i Monaco-s mund të largohet për 75 milionë euro tek United. (AS)

Një objektiv i njohur i Barcelona-s që kërkon të përforcojë prapavijën e saj, por trajneri i Arsenal Arsene Wenger ka thënë se lojtari i tij Hector Bellerin është një nga mbrojtësit më të mirë në Europë dhe se nuk ka asnjë qëllim ta lërë të largohet në fund të sezonit. (Sport)

Philippe Coutinho ka rrëfyer se është shumë i lumtur për zërat që e lidhin me Barcelona-n. “Gjithmonë kur flasin për mua, jam i lumtur. Është një gjë e mirë kur një klub i madh si Barcelona shpreh interes sepse është një vlerësim për punën që bën”. Megjithatë lojtari ka pranuar se nuk ka pasur bisedime direkte. (Sport)

Philippe Coutinho has welcomed reported interest in his services from Barcelona

Itali

Pasi u lajmërua se Pablo Zabaleta do të largohej nga Manchester City në verë, Roma, e cila e kërkoi edhe vitin e kaluar, mund të rishfaqë interesin për mbrojtësin argjentinas. (Gazzetta)

Jean-Michel Aulas, presidenti i klubit francez të Lyon-it, ka zbuluar se Juventus-i e ka kontaktuar dhe pyetur për mundësinë për të marrë ish-objektivin e Arsenal-it, mesfushorin 22-vjeçar Corentin Tolisso. (Corriere dello Sport)

Afër fundit të kontratës me Real Madrid-in, mbrojtësi portugez Pepe është përfolur për një transferim me parametër zero tek Inter-i këtë verë, ndërkohë që drejtori sportiv Piero Ausilio ka pranuar se ka patur bisedime. (Sport Mediaset)

Image result for pepe real madrid

 Francë

Duke folur pas fitores 4-0 ndaj Saint-Etienne, mbrojtësi i PSG i kërkuar nga Manchester United, Marquinhos ka deklaruar se do të jetë 100% në Paris për sezonin tjetër. (Le10Sport)

I huazuar te Swansea City, duket se Bafetimbi Gomis nuk do të jetë te Marseille për sezonin tjetër. “Gomis nuk do të qëndrojë te OM, ai do të largohet. Lojtari dëshioron të shkojë diku tjetër”, ka thënë Luis Fernandez në Canal + të shtunën. (Le10Sport)

Një lojtari kërkuar nga Liverpool dhe Chelsea, mesfushori i RB Leipzig Naby Keita ka folur për të ardhmen e tij: “Një ditë dëshiroj të luaj për një nga klubet më të mira në botë, Barça ose Real, por ajo ditë është ende larg”. Keita ka një kontratë deri më 2020-ën me skuadrën gjermane. (France Football)

Real Madrid are lining up a move for Bayern Munich centre-back Jerome Boateng

 Gjermani

Mendon të përforcojë mbrojtjen në verë, Zinedine Zidane duket se është gati t’i paguajë Bayern Munich 40 milionë euro për qendërmbrojtësin gjerman Jerome Boateng. Me kontratën e lojtarit që skadon në 2021, do të duhet një ofertë më e mirë për të bindur kampionët e Gjermanisë ta shesin. (Kicker)

Schalke shpreson që shënjestra e Arsenal-it Leon Goretzka të bindet të firmosë kontratën e re këtë verë. Aktualja skadon në 2018-ën dhe klubi gjerman shpreson të rrisë klauzolën e tij çliruese. (Bild)

Më shumë nga Futboll