Futboll

Merkato në futboll, mund të zhduken lëvizjet e janarit!!!

Merkato në futboll, mund të zhduken lëvizjet e janarit!!!

Një e re e rëndësishme mund të modifikojë ekuilibrat e futbollit europian dhe atë botëror. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi anglez “The Sun”, klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër janë dakord me propozimin për të anuluar krejtësisht merkaton e verës, që i jep mundësinë klubeve të bëjnë ndryshime në përbërje, në prag të pjesës së dytë të sezonit.

Calciomercato, la sessione invernale può sparire

Mbappe dhe Neymar, dy blerjet rekord të PSG

Pas vendimit të Premier League, për ta mbyllur merkaton e verës para fillimit të kampionatit, një zgjidhje e përkrahur edhe nga pjesa tjetër e Europës, mund të ketë qenë vetëm hapi i parë i një rregulli të ri. Me anulimin e merkatos së dimrit do të ndryshonin shumë gjëra, duke qenë se klubet nuk do të ketë më kamerdare për të korrigjuar blerjet e bëra në verë dhe për të marrë masa ndaj dëmtimeve.

Paulinho, një nga blerjet kryesore të Barcelonës

Sipas “The Sun”, klubet më të mëdha në Europë janë dakord me këtë propozim dhe vendimi do të merret shumë shpejt dhe mund të futet në fuqi duke nisur nga janari i vitit 2019. Pas futjes së teknologjinë me VAR, për futbollin duket se ka ardhur koha për ndryshime të tjera të mëdha.

Më shumë nga Futboll