Connect with us

Futboll

Merkato: Roma jashtë loje, Kessié është i Milan-it

Milan-i i ri po merr formë dhe për mesfushën kuqezi hapi i parë për rindërtimin është Frank Kessié. Ka tejkaluar konkurrencën e Roma-s, lojtari nga Bregu i Fildishtë sezonin tjetër do të veshë fanelën kuqezi: është arritur marrëveshja mes drejtuesve të Milan-it dhe atyre të Atalanta-s. Këta të fundit do të arkëtojnë 28 milionë euro ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare për 2.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Image result for kessie

Mesfushori i lindur në vitin 1996, protagonist i një sezoni shumë të mirë, kishte kohë që ishte zgjedhur nga kuqezinjtë. Tashmë është edhe marrëveshja mes klubeve. Pra Milani ka fituar ndaj konkurrencës së Roma-s, e cila kishte lëvizur e para në drejtim të lojtarit duke afruar të njëjtën shifër për kartonin e tij, por me mënyra dhe afate pagesash më pak të favorshme për klubin zikaltër. Ndaj Kessié Roma kishte ndalur në rreth 2 milionë: ofertë e cila u tejkalua nga Milan-i, destinacion i cili u zgjodh menjëherë nga futbollisti.

Më shumë nga Futboll