Connect with us

Futboll

Merkato, Tottenham është pranë “Agueros së ri”

Tottenham Hotspur është pranë transferimit të një prej talenteve më emocionuese në Amerikën e Jugut. Ai quhet Sebastian Driussi dhe luan te River Plate. Lajmi vjen nga “The Independent”, sipas së cilës trajneri Mauricio Pochettino do të bisedojë shumë shpejt me sulmuesin 20-vjeçar, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të kampionatit argjentinas dhe kryeson në tabelën e kryegolashënuesve. Drejtuesit e klubit latin janë gati ta lejojnë yllin e tyre të kalojë në Evropë.

“The Independent” shkruan se për sulmuesin e talentuar nevojiten rreth 10 milionë paundë, pavarësisht se trajneri Marcelo Gallardo dëshiron me çdo kusht që lojtari i tij kryesor të mos largohet nga skuadra. Tottenham Hotspur këtë sezon ka shënuar më pak gola në krahasim me skuadrat e tjera të katër vendeve të para në Premier League dhe Pochettino po sheh për çdo mundësi për t’i bërë presion sulmuesit të tij kryesor, Harry Kane. Driussi, si argjentinas, shihet si “Sergio Aguero i ri” në futboll.

 

 

Më shumë nga Futboll