Kampionatet në Europë

Merkatoja e Milanit / Ja talentet në Gjermani, të piketuara nga Mirabelli

Udhëheqja e Milanit ishte i qartë: nuk ka përforcime në janar, pas shpenzimeve faranike në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë, Mirabelli, drejtori sportiv, ende fluturon drejt Gjermanisë për të hetuar disa emra të së ardhmes. Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, drektori sportiv i kuqezinjve do të ndjekë tri ndeshje në Bundesligë, për të parë nga afër disa talente, që janë tashmë në listën e tij. I pari është Julian Brandt, një 21-vjeçar nga Bayer Leverkusen, me 12 paraqitje në skuadrën gjermane. Ai synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2018 dhe kushton më shumë se 25 milionë euro, por mund të jetë një “hit” i madh. Në fokus të “Djallit” ka përfunduar edhe Julian WEIGL, 22-vjeçari i Borussia Dortmundit, që tashmë ka të gjithë personalitetin e duhur në frontin e mbrojtjes dhe pëlqehet nga shumë ekipe në Europë. Ai shënon pak, por e menaxhon topin në mënyrë të përkryer dhe mund të jetë njeriu i duhur për kërcimin cilësor në mes të fushës.

Në të njëjtën moshë dhe me të njëjtin interes është Max Meyer i Schalke, mesfushor teknik, i cili në disa raste mund të avancohet. Ai është jashtë kontratës në qershor dhe mund të jetë një punë e madhe për kuqezinjtë. Te Borussia Moenchengladbach, gjithashtu, po vëzhgohet Thorgan Hazard, vëllai i Edenit: ai preferon për të luajë në të majtë të një tresheje sulmuese dhe do të jetë një përforcim i mirë i Milanit, për skemën 4-3-3. Në listën kuqezinjve është shtuar edhe Upamecano, së fundi, 19-vjeçar. Mbrojtësi i Leipzig tashmë ndiqet edhe nga Liverpool dhe Manchester United. Pra, pas Rodriguez dhe Calhanoglu, Milani ende do të tërheqë elementë të duhur nga Bundesliga.

Më shumë nga Kampionatet në Europë