Futboll

Merr fund dilema, Arsid Kruja huazohet te Laçi

Jo pak i përfolur edhe mesfushori shkodran Arsid Kruja gjatë kësaj merkatoje verore. Në janar të këtij viti Kruja firmosi për klubin arab Hajer, i cili e huazoi direkt te Flamurtari në kampionatin shqiptar. Mesfushori shkodran u aktivizua deri në maj aty, por ngjarjet në Vlorë nuk është se e bënë që ai të shpërthente. Gjatë merkatos u përfol fillimisht se kaloi te Kukësi, por kjo mbeti në tentativë. Nevoja për një lojtar në fazën ofensive e bëri Vllazninë që të ulej dhe fliste me Krujën dhe akordi me atë u arrit, por klubi Hajer kategorikisht ndaloi këtë huazim. Dhe deri më sot Kruja ishte me “valixhe në dorë”.

Kruja me Vllaznine

Arsid Kruja gjatë një ndeshje në kampionatin shqiptar me fanellën e Vllaznisë

Në afatin e fundit të merkatos, madje në orët e fundit, ka ardhur konfirmimi për ekipin e ri të Arsid Krujës, i cili për një sezon do të luajë me Laçin. Formula e zyrtarizimit të kësaj marrëveshje është e njëjtë, pra Kruja do të luajë me kurbinasit si i huazuar. Rikthmi i Cetkoviç në janar e bënte të domosdoshëm marrjen e një lojtari organizativ dhe të fuqishëm si Kruja. Tashmë trajneri Armando Cungu ka një “dhimbje koke” më pak, aq më tepër që vlerat e Krujës i njeh mirë kur ishte në stolin e Vllaznisë3 vjet më parë. Pritet që Kruja të dalë që nesër në stërvitje me fanellën bardhezi, në përgatitje për ndeshjen e radhës, që për ironi të fatit, do ta luajë pikërisht ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Më shumë nga Futboll