Kampionati Shqiptar

Merr fund “telenovela”, Mario Morina firmos për Kukësin

Mario Morina i jep fund “telenovelës” së tij dimërore. Pasi u largua nga Flamurtari, sulmuesi kryeqytetas kishte mbetur pa “koordinata” zyrtare, si një lojtar i lirë, që përmendej në disa klube të Superiores. Mes tyre u përfol

Mario Morina i jep fund “telenovelës” së tij dimërore. Pasi u largua nga Flamurtari, sulmuesi kryeqytetas kishte mbetur pa “koordinata” zyrtare, si një lojtar i lirë, që përmendej në disa klube të Superiores. Mes tyre u përfol edhe Tirana, pavarësisht se presidenca e këtij klubi nuk ka pasur asnjëherë interesim për të. Kukësi është skuadra e tij e re në Shqipëri, së cilës i është bashkuar sot, pas nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit.

morina-660x330

Mario Morina, një prodhim i Tiranës si futbollist

Ka qenë trajneri Klodian Duro, ai që ka këmbëngulur për ta marrë te verilindorët sulmuesin në fjalë, duke e shtuar kësisoji numrin e lojtarëve në këtë rol te nënkampionët e vendit. Ndoshta, mosrikthimi i brazilianit Lima ka bërë që Morina të jetë një forcë më shumë në ofensivën e kuksianëve. Ai ka provuar të luajë edhe me Skënderbeun, Laçin (u huazua për Kupat e Europës) e Flamurtarin në Superiore, pa harruar këtu klubin mëmë, nga ka dalë, Tiranën.

Mario-Morina-firmos-kontraten

Mario Morina duke firmosur Kodin e Etikës te klubi mëmë, Tirana

 

“Pasaporta” profesionale e Morinës

Sezoni Skuadra Komp Min.lojë Nd Gola K.V K.K
2015/2016 Flamurtari SUP 625 8 1 1 0
2014/2015 Tirana SUP 1460 26 3 4 0
2013/2014 Tirana SUP 1020 14 5 3 0
2013/2014 Skënderbeu SUP 456 13 2 0 0
2012/2013 Tirana SUP 1903 24 6 3 0
2011/2012 Tirana SUP 1378 22 4 5 0
2010/2011 Tirana SUP 648 17 3 2 0

Total

7490 124 24 18 0

 

[interaction id=”56a3d69f8b03d1a94787d152″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar