Futboll

Mertens rinovon me Napolin deri në 2021

Dries Mertens ka pranuar një kontratë deri në 2021 me një klauzolë lirimi 30 milionë euro, sipas Sky Sport Italia. Negociatat kanë muaj të tërë që zvarriten, por gjatë mbrëmjes së mërkurë me sa duket ka ndodhur zgjidhja e ngërçit.

Dries Mertens ka pranuar një kontratë deri në 2021 me një klauzolë lirimi 30 milionë euro, sipas Sky Sport Italia. Negociatat kanë muaj të tërë që zvarriten, por gjatë mbrëmjes së mërkurë me sa duket ka ndodhur zgjidhja e ngërçit. Sky Sport Italia pretendon se presidenti Aurelio De Laurentiis dhe agjenti i Mertens arritën të gjenin gjuhën e përbashkët në takimin e fundit që patën në Romë të enjten. Lojtari i përfaqësueses belge pritet të fitojë 4 milionë euro, një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me rrogën që përfiton tani.

Image result for dries mertens

Gjithashtu do të ketë edhe një klauzolë lirimi e cila do të jetë rreth 30 milionë euro, një shifër që shumë do ta quanin të ulët për një lojtar që ka shënuar 31 gola duke përgatitur 14 të tjerë në 44 ndeshje kompetitive gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, mosha e tij është një problem, pasi ai mbush 30 vjeç këtë muaj, megjithëse kjo është diçka që me sa duket nuk ka për ta trembur Manchester United. Por klauzola do të jetë aktive vetëm pas qershorit të 2018, kur ai të jetë 31 vjeç.

Më shumë nga Futboll