Futboll

Mertesacker tërhiqet nga futbolli, Arsenal i rezervon një ofertë të re

Mbrojtësi 33-vjeçar gjerman i Arsenal, Per Mertesacker, ka folur për “Spiegel”, në lidhje me vështirësitë e tij për të luajtur. “Përpara fillimit të çdo ndeshje ka sulme diareje dhe ndjesi vjellje. Njëlloj sikur të ishte duke folur metaforikisht, sikur gjithçka që ndodh pas vërshëllimës së fillimit të ndeshjes, ta bënte për të vjellë”. Sipas Mertesacker ka një idhje mes stresit dhe dëmtimeve: “Shpesh sipas meje dëmtimet janë mendorë. Çdo herë kur arrija në limite, dëmtohesha. Le të themi se është disi sikur trupi të ndihmonte shpirtin”.

Rezultate imazhesh për mertesacker arsenal

Në këtë sezon të shtatë me skuadrën e Arsenal, Mertesacker nuk o gjen shumë hapësira, mbase edhe sepse mendërisht e ka ulur tashmë automatin: “Kam arritur në kufi. Më thonë të gjithë se meqenëse është sezoni im i fundit duhet të jap maksimumin, por unë nuk ja dal dot më. Preferoj të qëndroj në pankinë, apo edhe më mirë, në tribunë. Pas ndeshjes së lamtumirës do të jem më në fund i lirë”. Ky aktuali do të jetë sezoni i fundit për mbrojtësin, më pas në maj do të tërhiqet. Në karrierë ka fituar shumë, përfshirë Botërorin me Gjermaninë në vitin 2014. Ndërkohë, klubi i Arsenal i ka vënë në dispozicion një angazhim të ri gjermanit, tashmë në rolin e drejtuesit në menaxhimin e Akademisë së Arsenal.

Më shumë nga Futboll