Connect with us

Bundesliga

Mes Augsburg dhe Leipzig fiton Bayern Munich

Leipzig, pas dy fitoreve radhazi në kampionat, nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 2-2 në fushën e Augsburg. Ky rezultat favorizon kryesuesit e Bayern Munich, të cilët fitojnë edhe kur nuk luajnë. Në fakt, me pikën e marrë sot, Leipzig i vendit të dytë është ngjitur në kuotën e 49 pikë në renditje, katër larg bavarezëve, të cilët do të luajnë nesër në fushën e Koln dhe, në rast se fitojnë, do të thellonin me shtatë pikë diferencat me ndjekësit, duke hipotekuar titullin.

 



 

Augsburg, që është ngjitur në vendin e 12-të të renditje me 28 pikë, e ka nisur mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të ka ardhur goli që ka zhbllokuar takimin. Autori ka qenë Stafylidis, i cili, i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, teksa portieri mik nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë. Reagimi i Leipzig nuk ka vonuar. Timo Werner është treguar i saktë në minutën e 25-të, duke mposhtur portierin Hitz me një goditje të saktë nga brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 52-të, miqtë kanë përmbysur gjithçka me Comper.

Leipzig ka pasur kontrollin total të ndeshjes dhe ka kërkuar me ngulm golin e tretë që do të kishte mbyllur përfundimisht takimin, por një nga sulmet e shumta të miqve është kthyer në një kundërsulm vrasës nga ana e lojtarëve të Augsburg, të cilët kanë arritur të gjejnë golin e barazimit me Hinteregger në minutën e 60-të. Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund me të dy skuadrat që kanë marrë nga një pikë.

Standings provided by Sofascore LiveScore



 

Më shumë nga Bundesliga