Futboll

“Mes Hazard dhe Neymar, Topin e Artë e meriton… Varane”

Lista e kandidatëve për Topin e Artë është e gjatë dhe mund ishte edhe më tepër, pasi ka vërtetë lojtarë të jashtëzakonshëm, që ndoshta mund të jenë penalizuar nga pozicioni i tyre në fushën e blertë, apo mungesa e një marketingu të mirë, që i bën të tjerët të flasin vetëm për të.

Edhe pse epoka e Messi-t dhe Ronaldos duke se ka mbaruar, përveç dyshes po të njëjta emra vazhdojnë të jenë në titujt kryesor të mediave: Modric, Griezmann, Neymar, Mbappé etj. Por ka edhe të tjerë që përpiqen të jenë më objektiv dhe të japin një gjykim më të ftohtë, ndryshe nga ç’mendon masa. Ky është Thomas Meunier.

“Hazard apo Neymar? – Nëse do të duhet të zgjidhja një fitues me Eden Hazard dhe Neymar unë do të zgjedh Raphael Varane”. Është kjo deklarata e 27-vjeçarit, që shumë kush mund ta marrë me shaka ose si një formë për të shmangur zgjedhjen mes një shoku të klubit dhe një të kombëtares, por jo. Belgu e justifikon zgjedhjen e tij.

“Çmimet zakonisht u jepen gjithmonë sulmuesve, por Varane ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e kampionëve. Më pëlqen ta shohë atë duke luajtur dhe është ndër më të mirët. Ka logjikë në lojë dhe meriton respekt. Varane i plotëson të gjitha kriteret për të fituar Topin e Artë, është ndër favoritët”, u shpreh Meunier.

Më shumë nga Futboll