Seria A

Mes Napolit dhe Inter fiton…Juventus

Inter dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë në supersfidën e javës së 27-të të Serie A. Ndeshja ishte me një ritëm të lartë dhe e bukur për t’u parë, por e vetmja gjë që mungoi ishin golat. Barazimi është një rezultat që nuk i vlen askujt, pasi Napoli mbetet poshtë Juve-s ndërsa Inter gjithashtu mbetet jashtë zonës së Champions League.

Ndeshja ashtu siç pritej ishte shumë e bukur ë nga minuta e parë, me të dyja skuadrat që luanin një ndeshje sulmuesi dhe si pasojë kishte aksione nga të dyja krahët. Mundësia e parë ndeshjes ishte e Inter që pas një aksioni fantastik që nisi me pasimin e portierit Handanovic, arrin të nxjerrë Candreva-n në pozicion të favorshëm për të goditur portën e Reina, ai godet por topi shkon jashtë porte. Napoli nuk arrin të krijojë raste të mirë për të shënuar dhe nuk arrin të bëjë pasimin e fundit ashtu siç duhet.

Inter luan më mirë por nuk tregohet i saktë për të shfrytëzuar mundësitë e veta. Pas pushimi ndeshja mbetet e njëjtë, por këtë herë edhe Napoli arrin të krijojë disa raste me Insigne nga distanca. Skriniar godet shtyllën me kokë por pozicioni i tij gjithsesi ishte i dyshimtë. Me kalimin e minutave ndeshja bëhet më e kalkuluar por Inter mbetet më i rrezikshëm në aksionet e tij. Gjithsesi rezultati mbeti i pandryshuar dhe të dyja skuadra marrin nga një pikë.

Më shumë nga Seria A