Futboll

Mes Southampton dhe Manchester United fiton “mërzia”!!!

Manchester United ka barazuar 0-0 në fushën e Southampton në ndeshjen e parafundit për të dyja skuadrat në Premier League. Vendasit patën më shumë mundësi për shënim, ndërsa miqtë, që lanë pushim një pjesë të mirë të titullarëve, nuk patën fat 20 minuta para fundit kur goditja e Anthony Martial u ndal në shtyllë.


Sergio Romero Amazing Penalty Save HD… by gashiylli223

Faktikisht, ndeshja nisi me një mundësi të artë për Southampton, pas 11-metërshit të akorduar për prekje të topit me dorë nga Bailly në zonën e Manchester United. Nga pika e bardhë, Manolo Gabbiadini u “hipnotizua” nga Sergio Roberto, i cili bëhet portieri i tetë në historinë e “djajve”, që pret një penallti në Premier League. Kjo ishte penalltia e tretë e humbur nga Southampton në këtë sezon.

Barazimin 0-0 do të thotë se sido që të jetë rezultati i ndeshjes së fundit, të dielën kundër Crystal Palace, Manchester United do ta mbyllë Premier League në sezonin e gjashtë, çka jep një biletë për në Europa League. “Djajtë” mund të shkojnë në Champions nëse fitojnë në finalen e këtij edicioni të Europa League, të enjten e ardhshme ndaj Ajax.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll