Kampionatet në Europë

Mes tyre edhe Tirana, UEFA gjobit 4 klube për “Fair-Play Financiar”

UEFA ka gjobitur financiarisht katër klube europiane: Tiranën (Shqipëri), Vojvodina (Serbi), Irtysh (Kazakistan) dhe Sion (Zvicër) për shkelje të “fair-play financiar”. Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), i kryesuar nga portuguezi José Narciso da Cunha Rodrigues, mori këto vendime për vepra penale të kryera nga klubet, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e këtij legjislacioni, që t’u jepet licenca për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s.

Tiranës dhe Vojvodinës do t’u mbahet sasia prej 215.000 eurosh, që korrespondon me të ardhurat, të cilat duhet t’i merrnin nga UEFA si pjesëmarrëse të “Europa League”, në sezonin 2017-2018.
Dënimi, gjithashtu, përfshin klubin kazakistanas të Irtysh, të cilit do t’i mbahen 440.000, që korrespondojnë me fitimet nga pjesëmarrja e tij në këtë kompeticion, këtë sezon, dhe përjashtimin nga gara gjatë tri sezoneve të ardhshme (2018-2021).

Sioni do të përjashtohet nga garat e UEFA-s gjatë dy sezoneve të ardhshme (2018-2020) dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 235.000 euro.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë