Kampionatet në Europë

Mesazhi nga Liverpool në Madrid: Salah pozon me fanellën e re

Fushatat reklamuese të klubeve të futbollit dhe, mbi të gjitha, ato të yjeve të këtij sporti, shpesh shërbejnë si termometër, kur bëhet fjalë për të ditur se cilat janë planet e subjektit në fjalë për sezonin e ardhshëm. Shembujt janë të shumtë, por le të përmendim dy.

Në maj të vitit të kaluar, me De Gea përsëri, duke u kërkuar nga Real Madridi, Manchester United e zgjodhi atë si një imazh për të promovuar fanellat e reja për sezonin 2017-2018. Ishte një mesazh i qartë për “Los Blancos”, në lidhje me qëllimet e tyre për të mos e shitur portierin spanjoll (dhe nuk e shitën).

Dy muaj më pas, Real Madridi e largoi nga fotografia e sponsorizimit të kompanisë ajrore “Emirates” mesfushorin James Rodriguez. Një lojtar me pagesë të madhe mediatike, i ardhur tri vite më parë në “Bernabeu” për 80 milionë euro, ishte i padiskutueshëm në të tilla evente reklamuese.

Kolumbiani, i cili e kishte të ardhmen e tij në ajër, përfundoi duke u transferuar te Bayern Munich… Këtë të enjte ishte Liverpool, që duket se u ka dërguar një mesazh të qartë atyre që lakmojnë yllin Mohamed Salah.

Në mënyrë të veçantë, ky mesazh shkon për “madridistas”, të cilët e kanë nënvizuar me ë kuqe emrin e sulmuesit egjiptian për sezonin e ardhshëm. Klubi nga “Anfield” ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe, si në videon promocionale, të postuar në rrjetet sociale, edhe në imazhet e shpërndara, sulmuesi egjiptian është një nga protagonistët.

Mesa duket, Salah do të mbetet pjesë e Liverpool bashkë me Firmino, Mane, Henderson, Lallana apo Van Dijk, që reklamojnë fanellën e re të “Reds”. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, iu dha zë planeve të klubit, që është mbajtja e liderit të “Këpuca e Artë”, me 30 golat e shënuar deri tani në Premier League.

“Ai është shumë i kënaqur këtu”, – nënvizoi Klopp. Në këtë drejtim, sot Liverpool ka dërguar një mesazh të qartë, edhe pse i pari, për Real madridin dhe të tjerët, që duan ta rrëmbejnë xhevahirin egjiptian nga “Anfield”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë