Volejboll

Mesdhetaret “Tarragona 2018”, ja shorti i kombëtareve të volejbollit

Më datën 22 qershor do të nisin Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, të cilat zhvillohen në Spanjë, event ku Shqipëria do të përfaqësohet edhe me dy ekipe kombëtare, ato të volejbollit për meshkuj dhe femra. Organizatorët e këtij eventi kanë hedhur shortin e këtij sporti, ndaj kombëtaret kuqezi kanë mësuar emrat e rivalëve të tyre në këtë turne Mesdhetar.

Kombëtarja e meshkujve në volejboll ndodhet në Grupin D, së bashku me ekipet e Tunisisë dhe Turqisë, ndërsa kombëtarja e femrave ndodhet në Grupin C, së bashku me ekipet e Kroacisë dhe Francës. Për të dyja ekipet tona kombëtare, ndeshjet zyrtare në edicionin e 18-të të Lojërat Mesdhetare do të nisin më datën 23 qershor, ditën e shtunë.

Meshkuj – Mesdhetare “Tarragona 2018”

23 qershor, Tunizi – Shqipëri

24 qershor, Turqi – Shqipëri

Femra – Mesdhetare “Tarragona 2018”

23 qershor, Kroaci – Shqipëri

24 qershor, Francë – Shqipëri

Më shumë nga Volejboll