Futboll

Mesfushori i Napoli përfundon në “radarët” e Arsenal…

Arsenal ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Napoli, Jorginho, sipas asaj që bën të ditur shtypi në Itali. Futbollisti i kombëtares italiane ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra që kryeson Serie A me 10 fitore në 10 ndeshjet e para, me dy pikë më shumë se Inter dhe tre më shumë se Juventus. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, Arsenal mund të investojë te 25-vjeçari në verën e ardhshme. Jorginho ka shënuar dy gola në 110 ndeshje për Napoli, që kur iu bashkua kësaj skuadre nga Verona në janar të vitit 2014.

Reports in Italy say Arsenal could make a fresh move for Napoli playmaker Jorginho

“Interesimi i Arsenal është i vërtetë, – tha Joao Santos, menaxheri i futbollistit, për një radio italiane. – Pas ndeshjes kundër Palermo, në fund të sezonit të kaluar, drejtuesit e Arsenal dhe ata të Real Madrid na bënë disa pyetje. Faktikisht më shumë ishin komplimeta sepse biseda merkatoje, prandaj nuk u bë asgjë, por në verë situata mund të ndryshojë.” Jorginho do të jetë në fushë të mërkurën kur Napoli do të ndeshet me Manchester City në Champions League. Jorginho ka lindur në Brazil, por ka pasaportë italiane dhe është pjesë e kombëtares “axurre”.

Më shumë nga Futboll