Futboll

Mesfushori rinovon kontratën me Napoli…

Mesfushori rinovon kontratën me Napoli…

Eshtë zyrtare, Allan ka rinovuar kontratën me Napoli deri në vitin 2023, duke larguar çdo hipotezë largimi nga skuadra e Maurizio Sarri, pavarësisht se ka pasur disa oferta në merkato. Në komunikatën zyrtare për shtyp të klubit të Napoli shkruhej: “Aurelio De Laurentiis falënderon Andrea Chiavelli dhe Cristiano Giuntoli që kanë bashkëpunuar në këto muajt e fundit për rinovimin e kontratës së Allan deri në vitin 2023 dhe falënderon futbollistin që në ditën e sotme ka firmosur këtë marrëveshje të re.”

Image result for allan napoli

27-vjeçari Allan, që ka luajtur me Granada dhe Udinese gjatë karrierës së tij, u ble nga Napoli në qershor të vitit 2015 për 10 milionë euro. Në këtë sezon, ai ka luajtur ekzaktësisht 2000 minuta në Serie A, të ndara në 27 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asiste. Gjithashtu, ai numëron edhe 8 ndeshje në Champions League, 6 në fazën me grupe dhe 2 në “play off”. Me gjithë 2 ndeshje në Europa League dhe 2 në Kupën e Italisë, ai ka luajtur një total prej 39 ndeshjesh zyrtare me Napoli në këtë sezon, më shumë se çdo futbollist tjetër te skuadra e Sarri.

Më shumë nga Futboll