Futboll

Messi-Alba dhurojnë spektakël në Kupën e Mbretit!

Messi-Alba dhurojnë spektakël në Kupën e Mbretit!

E përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e parë në Vigo, trajneri i Barcelonës, Valverde, kishte futur të gjithë “artilerinë e rëndë” në ndeshjen e kthimit ndaj Celta-s në “Camp Nou”, e vlefshme për Kupën e Mbretit. E për pasojë, Barça ka fituar thellë 5-0, duke kaluar një çerekfinale të këtij kompeticioni dhe është në pritje të shortit.

Katalanasit e kanë zgjidhur shpejt dhe që në pjesën e parë, duke shënuar katër gola. E kush tjetër, përveçse Messit, mund të ishte protagonist i ndeshjes. Por merita i takon padyshim edhe Jordi Alba-s që ka dhënë dy asiste për argjentinasit, ndërsa ka shënuar edhe golin e tretë. Messi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 13-të, pas një krosi nga krahu i majtë i Alba-s. Vetëm 2 minuta më pas pak a shumë e njëjta skemë, kombinim perfekt mes tyre dhe Messi dyfishon.

Për të ardhur në minutën e 28’, kur kësaj here është Messi që jep asist për Alba-n dhe ky i fundit çon shifrat në 3-0. Pa kaluar 3 minuta, miqtë bëjnë një gafë me kthimin e topit pas te portieri dhe aty shfaqet Suarez, që me të parën gjuan dhe thellon shifrat në 4-0. Në pjesën e dytë Barcelona mjafton edhe me një gol tjetër në minutën e 87’, kur Rakitiç me kokë vulos shifrat në 5-0. Messi doli nga loja në 59’, kur në vend të tij hyri Dembele.

Më shumë nga Futboll