Champions League

Messi apo Ronaldo? Ja cili është më i miri i Champions League

“Messi apo Ronaldo”?

Pyetja se cili prej tyre është lojtari më i mirë i dekadës së fundit (ndoshta edhe i të gjitha kohërave) ka përgjigje të ndryshme, ajo varet nga personi të cilin pyesim. Megjithatë ndonjëherë shifrat janë kokëforte dhe pavarësisht preferencave, ato na ndihmojnë për të pasur një ide më të qartë se cili prej tyre dominon në futboll.

Pas performancës së argjentinasit në ndeshjen përballë Tottenham, e vlefshme për Champions League, ishin të shumtë reagimet që e vlerësonin argjentinasin si “më të mirin”, por për më tepër le t’u hedhim një sy rekordeve të dy lojtarëve që kanë vendosur në kompeticionin më të rëndësishëm për klubin.

Messi ka shënuar gjithsej 105 gola në Ligën e Kampionëve; Cristiano 120, por vetëm 105 për Real Madrid. Megjithatë, kapitenit të Portugalisë i kanë mjaftuar 101 ndeshje për “Los Blancos” për të gjetur rrjetën plot 105 herë, e ndërsa Messi e ka bërë këtë gjë pas 127 takimeve. Nga ana tjetër, 31-vjeçari ka shënuar më shumë hattricks se të gjithë lojtarët e tjerë dhe vetëm 1 më tepër se CR7. Duke u ndalur vetëm në fazën me grupe të këtij Kampionati, është sërish ylli i Barcelonës ai që ka shënuar më shumë, plot 65 herë, për t’ju ndjekur nga pas sërish nga Ronaldo me vetëm 60 gola.

Të tjera ndeshje do të luhen dhe të tjera rekorde do të thyhen. “Kur zihen dy persona, fiton një i tretë”. Nuk mund ta themi plotësisht kështu, por për diçka jemi të bindur: nga konkurrenca e tyre dalin të fituar tifozët, të cilët shohin në fushën e blertë një futboll shumë të bukur.

Më shumë nga Champions League