• Messi apo Ronaldo, më i miri? E tregon palmaresi!

    Publikuar: 11 Jan 3:20

    Për vitin 2016, Cristiano Ronaldo i ka “treguar targën” Leo Messit. Titulli i kampionit në “Euro 2016” me Portugalinë, kampion Europe me Real Madridin, Botërori për Klube, “Topi i Artë” dhe “The Best” e bëjnë yllin portugez më të shndritshmin për vitin që shkoi. Megjithatë, kur vjen puna, në “peshore” nuk vihen vetëm 365 ditë kalendarike, por e tërë karriera. Në këtë rast, ylli argjentinas duket se e ka palmaresin më të mbushur se rivali i tij i madh.

    JU, lexues të “Telesport.al”, a dëshironi të dini e të shihni grafikisht se sa Champions ka fituar Messi dhe sa Cristiano? Dhe sa “Topa të Artë”? Çfarë titujsh kanë fituar me Argjentinën dhe Portugalinë? Ne jua bëjmë më të lehtë. Gjeni përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, por edhe krejt palmaresin e dy yjeve të La Liga, deri më tani. Infografikët interaktivë ju zbulojnë të gjithë trofetë, në nivel individual dhe kolektiv të dy lojtarëve më të mirë në botë, rivalë të ethshëm prej gati një dekade. Të dhënat përkatëse ju ndihmojnë për të dalë në përfundimin se cili është më i miri.


    Lexo postimet e tjera