Connect with us

Kampionatet në Europë

“Messi bën formacionin e Argjentinës”, ja përgjigjia e Bauza

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, është tall me zërat se Lionel Messi zgjedh miqtë e tij në formacionin e ekipit kombëtar, duke këmbëngulur se kapiteni nuk ka asnjë rol në përzgjedhjet që bëhen në skuadër.

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, është tall me zërat se Lionel Messi zgjedh miqtë e tij në formacionin e ekipit kombëtar, duke këmbëngulur se kapiteni nuk ka asnjë rol në përzgjedhjet që bëhen në skuadër. Raportet kanë sugjeruar se superstari i Barcelonës zgjedh 11-shen e parë në çdo ndeshje ndërkombëtare, por Bauza është kujdesur t’i hedhë poshtë të gjitha këto lloj thashethemesh, siç i quan ai. “Ata që thonë se Messi vendos miqtë e tij në formacionin titullar të Argjentinës thjesht gënjejnë e shpifin, – tha Bauza për “DeporTea”. – Kjo është një shpikje e medias.”

lionelmessi-cropped_w0nsh98r14tm1kf7k8c6gimwm

Messi shënoi një gol mahnitës nga ekzekutimi i goditjes së lirë dhe asistoi në dy golat e tjerë, kur Argjentina mposhti 3-0 Kolumbinë, në kualifikueset e Kupën e Botës, javën e kaluar. Ylli i Barcelonës, gjithashtu, njoftoi se lojtarët e Argjentinës nuk do të flasin për mediat, pas akuzave të bëra kundër bashkëlojtarit Ezequiel Lavezzi, se ai ishte lënë jashtë skuadrës për shkak se kishte pirë duhan e kanabis. Messi, më pas, humbi një ndeshje me Barcelonën, që përfundoi pa gola, në La Liga, barazimi në shtëpi me Malaga, edhe pse ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions-it, kundër Celtic.

 

[interaction id=”58306869a4b51e172cf52139″]

Më shumë nga Kampionatet në Europë