Futboll

Messi debuton si kapiten i Barça-s: “Gjithçka për Champions-in”

Debutim si kapiten i parë për Leo Messi në “Camp Nou”, për turneun tradicional Trofeu Gamper, që çel sezonin e Barcelonës. Pak para vërshëllimës së fillimit të takimit kundër Boca Juniors, futbollisti jashtë serie i ekipit katalanas ka përshëndetur publikun vendas duke mbajtur veshur për herë të parë, si titullar në rol, shiritin e kapitenit, që në të kaluarën e ka mbajtur vetëm në mungesë të Xavi dhe Iniesta.

“Për mua është një nder i madh të jem kapiteni, por kam qenë me fat që kam patur shembuj të mëdhenj si Puyol, Xavi dhe në fund, të madhin Andrés, që do të na mungojë shumë. Në këtë sezon kemi krijuar një skuadër për tu entuziazmuar. Blerjet që na kanë përforcuar do të na ndihmojnë shumë. Vitin e kaluar fituam La LIga dhe Kupën e Mbretit, por kemi pësuar zhgënjimin në Champions League, sidomos për mënyrën se si erdhi. Tani do të bëjmë gjithçka është e mundur deri sa kjo kupë e bukur, Champions, të rikthehet në ‘Camp Nou’”, deklaroi Messi.

Më shumë nga Futboll