• “Messi dhe Ronaldo super, por unë do t’i arrij!”

    Publikuar: 6 Jan 6:32

    Për momentin duhet të kënaqet me të qenit mes më të mirëve, por objektivi mbetet gjithmonë i njëjti: të bëhet vetë një ditë numri 1. Të hënën, FIFA do të vlerësojë futbollistin më të mirë të vitit dhe Paul Pogba bën tifo për shokun e tij te kombëtarja franceze Griezmann, në garë me Messi dhe Ronaldo. “Jam shumë krenar për të, e di se çfarë ka kaluar. Kur shkoi te Atletico, për disa ndeshje qëndroi në stol, më tregonte për shqetësimet që kishte, por vazhdoi të punojë fort dhe tani është në podiumin e më të mirëve. Jam i lumtur për të,” – tha Paul Pogba. Por do të jetë e vështirë për sulmuesin e Atletico të luftojë me dy të tjerët që e ndajnë çmimin e më të mirit që nga viti 2008.

    “Kur do të përfundojë dueli Messi-Ronaldo? Në momentin që nuk do të shënojnë dhe të luajnë si kanë bërë gjatë këtyre viteve, ose kur do të ketë lojtarë të tjerë në nivelin e tyre, ose edhe më lart. Por nuk e di se kur do të ndodhë diçka e tillë. I adhuroj kur i shoh duke luajtur dhe më shtojnë dashurinë për futbollin. Gjithashtu, më shtynë të përmirësohem edhe më tej,” – deklaroi Pogba. Mesfushori i Manchester United ishte mes 23 kandidatëve për “Topin e Artë”, synimi i ardhshëm është të jetë në “Top 3”. “Eshtë një objektiv që mbetet larg për mua. Eshtë e bukur të jesh në podiumin e më të mirëve, por ajo që më intereson është të bëhem numri 1. Do të vazhdoj të punoj fort dhe të luajë mirë sepse nuk më pëlqen të jem i dyti ose i treti.” – përfundoi Pogba.


    Lexo postimet e tjera