RUSI 2018

“Messi do ta kishte fituar botërorin po të ishte brazilian, por Cristiano është më i mirë”

Legjenda braziliane Roberto Carlos mendon se nëse Brazili do të kishte pasur Messi-n në ekip, do të kishte fituar të paktën një nga tre botëroret e fundit.

Messi me Argjentinën ka shkuar dy herë në çerekfinale përpara se të humbiste në finalen e katër viteve më parë ndaj Gjermanisë.

“Nëse Messi do të kishte qenë Brazilian, ai do të ishte kampion bote,” shprehet Carlos për Tyc Sports.

Por ndërkohë ylli i ekipit brazilian është lojtari i PSG, Neymar. Carlos mendon se ai do ta udhëheqë Brazilin drejt Kupës së Botës dhe mendon se ka vetëm një lojtar që është më i mirë se Neymar në botë…dhe ai nuk është Messi.

Kur pyetet se me cilin do të kishte dashur të luante në fushë, Carlos përmendi Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldio, duke shtuar: “Ronaldo është më i miri për mua.”

Carlos (above) told TyC Sports: 'If Messi were Brazilian, he would be a world champion'

Më shumë nga RUSI 2018