Champions League

Messi, edhe një “double” dhe bëhet “njëqindësh” në Champions

Leo Messi është dy gola larg rrumbullakimit të shifrës “100” në Ligën e Kampionëve. Një “double”, që në garën europiane e ka shijuar në 20 ndeshje, të cilët do të ishin 27, nëse numërojmë “hat-tricks” (5), “poker” (1) dhe “repokers” (1). Kundërshtari i mbrëmjes së sotme, Chelsea, nuk është i lehtë, por në rastin e yllit argjentinas, nuk mund të përjashtosh asgjë.
“10” i Barcelonës mori pesë ndeshje, derisa shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Ndodhi kundër Panathinaikos, në “Camp Nou” dhe në ndeshjen e parë që e përfundoi me kohë të plotë aktivizim, 90 minuta. Që atëherë, “pushtimet” kanë rënë njëri pas tjetrit. Sezoni më i mirë i tij ishte 2011-2012, me 14 gola.

98 golat e Messit në Champions, deri më tani, shpërndahen midis “Camp Nou” (55 gola) dhe 43 gola në transfertë. Pas “koloseumit” të Barcelonës, stadiumi në të cilën “Rosario” ka shënuar më shumë gola është “Celtic Park”. Në këtë stadium, Leo ka shënuar pesë gola. Në mënyrë të ngjashme, “rrjetat e shpuara” prej tij në vende mitike janë: “Parc des Princes” (2 gola), “Santiago Bernabeu” (2 gola), “Amsterdam Arena” (1 gol), “Stamford Bridge” (1 gol), “San Siro” (1 gol), “Emirates” (2 gola), “Wembley” (1 gol)… Në stadiumin “GSP” në Nikosia dhe në stadiumin “Eden” në Pragë, ai shënoi nga një “hat-trick”.

Por Messi nuk ka qenë në gjendje t’i konvertojë të gjithë skenarët, në të cilët ai ka vepruar në Kontinentin e Vjetër. Ai nuk mundi të festojë me gol në “Anfield”, “Ibrox Park”, “Old Trafford”, “Allianz Arena”, “Kazan Arena”, “Vicente Calderón”, “Juventus Stadium” dhe “Georgios Karaiskakis”. Në fushën e Atletico Madrid ka shënuar në La Liga dhe “Copa del Rey”.
Sa për rivalët, Messi ka shënuar ndaj 29 të tillëve në Champions. “Viktima” e tij e preferuar është Arsenali, me 9 gola të pësuar (7 në “Camp Nou” dhe 2 në “Emirates”). Ndjekin Milan dhe Celtic, me 8 gola, Bayer Leverkusen (7), Ajax dhe Manchester City (6). Këta 29 rivalë përfaqësojnë 16 vende.

Me raunde, Messi ka konvertuar më shumë gola (60) në fazën e grupeve, fazë në të cilën ai ka luajtur me shumë lojëra (63). Në raundin e dytë ai ka shënuar 21 gola, në çerekfinale 7 gola, në gjysmëfinale 2 gola dhe në finale 2 gola (në Romë, viti 2009, kundër Manchester United, me kokë, dhe një tjetër në vitin 2011, në “Wembley”, kundër Manchester United).
Në total, “10” azulgrana ka luajtur 122 ndeshje, ndërsa ka humbur 28 të tilla, shumica prej këtyre të fundit për shkak lëndimi, por, gjithashtu, edhe për lënie pushim nga trajnerët, pasi Barcelona ka qenë e kualifikuar në raundin tjetër. Ai, gjithashtu, ka qëndruar në stol disa herë. Dhe nga 122 ndeshje, Leo luajti si startues në të gjitha, përjashto 11 prej tyre.

Nga ana tjetër, argjentinasi grumbullon 71 fitore, 33 barazime dhe 18 humbje, përveç tejkalimit të 10.000 minutave aktivizim. Në pesë raste ai ishte golashënuesi më i mirë dhe kurrë nuk ka luajtur në fazën e mëparshme. Në rast të arritjes së 100 golave ​​kundër Chelsea, Messi do të jetë lojtari i dytë “i njëqindtë”, pas Cristiano Ronaldos, i cili tashmë ka shënuar 117 gola në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Champions League