La Liga

Messi është golashënuesi më i mirë i Barçës, pas tij vijnë… autogolat

Barcelona kryeson në kampionatin spanjolle me 18 pikë pas gjashtë javëve të para të La Liga-s. Gjithsesi, sezoni 2017/18 ka një anomali për katalanasit. Në fakt, autogolat janë në vendin e dytë për numrin më të madh të golave të shënuar pas Lionel Messi. Deri në këtë moment, Barcelona ka parë të shkojnë tre autogola në favor të saj, duke përfshirë edhe dy në fitoren e marrë të shtunën në mbrëmje ndaj Girona-s.

Alin Tosca, lojtari i Betis, ka devijuar goditjen e Denis Suarez në javëne parë të kampionatit. Ky autogol është pasuar nga dy të tjerët e realizuar të shtunë nga Aday Benitez dhe Gorka Iraizoz. Kështu, numri i autogolave ka kaluar numrin e realizimeve të Denis Suarez (2),
Paulinho (2), Sergi Roberto (1), Luis Suarez (1) dhe Gerard Pique (1).

Golashënuesi më të mirë të Barçës në La Liga 20171/8
Messi – 9 gola
Autogolat – 3
Denis Suarez – 2 gola
Luis Suarez – 2 gol
Paulinho – 2 gola
Sergi Roberto – 1 gol
Pique – 1 gol

Më shumë nga La Liga