Connect with us

Futboll

Messi fiton vetëm për herë të dytë çmimin “lojtari i muajit”!!!

Lionel Messi ka shënuar 51 gola në 49 ndeshje në këtë sezon, 504 gola me fanellën e Barcelonës gjatë karrierës, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e klubit katalanas. Pasi kemi thënë këto, ndoshta nuk ka surprizë më të madhe se statistika që tregon se argjentinasi e ka fituar për herë të dytë në karrierë çmimin “Futbollisti më i mirë i muajit në La Liga”. Që kur ky çmim është futur në vitin 2013, vetëm futbollistët e Barcelonës dhe Real Madrid e kanë marrë këtë trofe, por kjo ishte vetëm hera e dytë që më i miri i muajit në Spanjë u shpall Messi.

The Argentine has only ever won the award twice - first earning it back in January 2016

29-vjeçari u vlerësua si futbollisti më i mirë i muajit prill në Spanjë, pasi shënoi tetë gola në gjashtë ndeshje. Dy prej këtyre golave ishin ndaj Real Madrid dhe kjo bëri që gara për titullin mes të dyja skuadrave të mbetet e hapur deri në fund. Barcelona ka pikë të barabarta me rivalët historik, por këta të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak. Leo Messi është golashënuesi më i mirë i këtij edicioni në La Liga me 35 gola. Luis Suarez është i dyti me 27 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar 20 gola.

Antoine Griezmann has the record; he has won the Player of the Month award four times

Messi ka fituar më parë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga në janar 2016. Që atëherë dhe deri në prill 2017, argjentinasi nuk u shpall asnjëherë më i miri. Me dy çmime të fituara si “lojtari më i mirë i muajit”, Messi ka barazuar Cristiano Ronaldo, që gjithashtu është vlerësuar vetëm dy herë, pavarësisht se mes tyre dy sulmuesit kanë ndarë nëntë edicionet e fundit të “Topit të Artë”. Antoine Griezmann është shpallur katër herë lojtari më i mirë i muajit.

Më shumë nga Futboll