Futboll

Messi fitues i “Topi i Artë 2017”! E vërtetë apo mashtrim?

Leo Messi, argjentinasi ylli i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Real Madrid, janë dy favoritët kryesorë për të fituar trofeun “Topi i Artë 2017”, që akordohet nga revista franceze ‘France Football’. Cristiano Ronaldo, fitues i çmimit ‘The Best 2017’, duket se është favoriti kryesor për të fituar edhe “Topin e Artë”, ndërkohë që Leo Messi, me pesë trofe të “Topit të Artë”, është në varësi të pritshmërive.

Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2017” do të organizohet në dhjetor, me fituesin që do të shpallet më datë 7 dhjetor nga ‘France Football’, në një program special televiziv në kanalin ‘L’Équipe’ që do të transmetohet në orën 19:45. Ky edicion i “Topit të Artë” do të prezantohet nga ish-futbollisti francez, David Ginola.

Kur mbeten ende disa javë deri në shpalljen e fituesit të çmimit më prestigjoz individual në futboll, “Topi i Artë”, një kopertinë kurioze e revistës ‘France Football’ është shfaqur dhe ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ku shfaqet Messi si fitues i trofeut. Një kopertinë që për disa mund të jetë karikatura e asaj që do të jetë kopertina e revistës ‘France Football’ më datë 8 dhjetor, një ditë pas shpalljes së fituesit, ndërsa për disa thjeshtë një manipulim, falsitet.

Më shumë nga Futboll