Seria A

Messi: Më ka ardhur turp kur u ktheva të luaja…

Leo Messi do të luajë për herën e katërt në Kupën e Botës. Nëse Argjentina ka arritur të sigurojë një vend në Rusi 2018-të kjo ka ndodhur falë lojtarit të saj më të mirë, i cili ka qenë vendimtar në ndeshjen e fundit të grupit amerikanojugor kundër Ekuadorit, duke realizuar tre gola. Por ka qenë një moment kur Argjentina ka mbetur pa yllin e Barcelona-s. Messi, në fakt, pasi ka humbur finalen e dytë radhazi të Kupës së Amerikës kundër Kilit, ka vendosur të dorëzohet dhe është larguar nga “albiceleste”. Fatmirësisht për Argjentinën, por edhe për të gjithë dashamirësit e futbollit, ai ka ndryshuar mendim pothuajse menjëherë, pavarësisht se nuk e ka patur të lehtë.

 

Në një intervistë të dhënë për “DirectTV Sports”, ai ka folur hapur dhe ka zbuluar se kur i tha lamtumirë Argjentinës e bëri në mënyrë instiktive. Ish-trajneri i kombëtares, Bauza, dhe shokët e ekipit e kanë bindur të ndryshojë mendim. “Pleshti” ka pranuar se i ka ardhur turp kur ka deklaruar publikisht se do të kthehej te kombëtarja:

 

“Kur vendosa të largohesha nga kombëtarja pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës në 2016-ën, e bëra pa u menduar. Ishte diçka e momentit. Më ka ardhur shumë turp kur kam thënë se doja të kthehesha. Bauza dhe shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë për të marrë këtë vendim”, ka thënë Leo Messi.

Më shumë nga Seria A