Futboll

Messi, Kane, Ronaldo apo Lewandowski –kush ka shënuar më shumë gola në 2017?

Një listë e formuar nga pesë ligat e para në botë – Premier League, Serie A, Ligue 1, Bundesliga dhe La Liga – përmban shumë nga sulmuesit më të mirë. Lionel Messi ulet në mënyrë të qetë në majë të listës së golashënuesve më të mirë të pesë ligave më të forta me Harry Kane të Tottenham, lojtari me më shumë gola në Premier League. Shpesh herë kampion si lojtari më i mirë në botë, Messi ka shënuar 23 gola në 2017, pesë më shumë se Kane dhe shoku i tij i dytë Robert Lewandowski i Bayern Munich, që të dy kanë 18 gola. Kane arriti shenjën 20 gola për sezonin e tretë radhazi në karrierën e tij me katër gola kundër Leicester City të enjten, një shfaqje mbresëlënëse për klubet e pasura që kërkojnë të nënshkruajnë me një super sulmues.

Top scorers of 2017

Surpriza më e madhe është Joshua King i Bournemouth, golashënuesi më i mirë i ekipit me 13 gola, i 11-të në listë. Ai ka vetëm një gol më pak se Cristiano Ronaldo, i cili mund të jetë favoriti i garës për “Topin e Artë” ndonëse nuk ka shënuar si vitet e kaluara. Ish-ylli i Liverpool, Luiz Suarez (16) nuk është i vetmi ish-lojtar i Premier League që është pjesë e listës. Edin Dzeko, i cili kaloi katër sezone në Manchester te City para se të nisej në Serie A, ka thyer rekordin e Francesco Totti-t me 33 gola në një sezon, me vetëm 14 gola në vitin 2017.

Top scorers of 2017

Andrej Kramariç mund të vijë si një emër i habitshëm në këtë listë, pas largimit nga Leicester në sezonin fitues të titullit. Pavarësisht se ishte rekordi i Foxes, ai u dërgua shpejt në Hoffenheim, ku ai ka impresionuar duke shënuar 12 gola që nga fillimi i vitit. Objektivi i Arsenal-it në merkato, Edinson Cavani ka pasur një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm në PSG me 17 gola, duke treguar saktësisht se çfarë kanë nevojë “Topçinjtë”. Andrea Belotti bashkohet me “legjendën” gjermane Mario Gomez me 12 gola, ndërsa lojtari potencial i verës Romelu Lukaku ka 14 gola në emrin e tij.

Image result for higuain mertens juve napoli

Yjet si Gonzalo Higuain (14), Pierre-Emerick Aubameyang (13) dhe Ciro Immobile (13) janë emrat e tjerë në listën e golashënuesve kryesorë. Ish-klubi i Higuain, Napoli, përfaqësohet me golat e Dries Mertens, 14 rrejtat e tij kanë qenë një ndihmë mbresëlënëse për të kaltërit. Talenti i Monaco-s, Kylian Mbappe ka fituar Ligue 1 nga stuhia dhe me 12 gola mbresëlënës në vitin 2017, ai sigurisht ka tejkaluar të gjitha pritshmërit. Anthony Modeste i Kolnit, Max Kruse i Werder Bremen dhe Timo Werner i RB Leipzig mbyllin listën me 12 gola secili për klubet e tyre përkatëse të Bundesliga-s.

Më shumë nga Futboll