Futboll

Messi i katërti, ja cili është futbollisti më i shtrenjtë i planetit…

Messi i katërti, ja cili është futbollisti më i shtrenjtë i planetit…

Nuk mungon vetëm Lionel Messi, që para një muaji mbushi 30 vjeç, por dhe Cristiano Ronaldo, dy vjet më i madh se argjentinasi, nuk bën pjesë në podiumin e futbollistëve më të shtrenjtë të planetit, bazuar te vlera e tyre aktuale në merkato, sipas CIES, (Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve Sportive). Sulmuesi brazilian i PSG, 25-vjeçari Neymar, është futbollisti më i shtrenjtë i planetit, me vlerë 210.7 milionë euro. Pas tij renditen dy lojtarë të Tottenham, Dele Alli (155.1 mln euro) dhe Harry Kane (153.6 mln euro), vetëm i katërti është Lionel Messi, që kushton 151.7 milionë euro.

Renditja sipas CIES: 1.Neymar, 2.Alli, 3.Kane, 4.Messi, 5.Griezmann, 6.Suarez, 7.Pogba, 8.Higuain, 9.Hazard, 10.Dybala, 11.Ronaldo

Në vendin e pestë të lojtarëve më të shtrenjtë të planetit është Antoine Griezmann i Atletico Madrid dhe më pas vijnë me radhë Luis Suarez, Paul Pogba, dhe Gonzalo Higuain, i vlerësuar nga CIED 120.2 milionë euro. Dhjetë vendet e para kompletohen me Eden Hazard të Chelsea dhe Paulo Dybala të Juventus, ndërsa vetëm i 11-i është Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar katër herë “Topin e Artë” dhe është kandidati kryesor për t’u shpallur më i miri edhe në fund të këtij viti. Ndërkohë futbollisti italian më i shtrenjtë është Insigne, në vendin e 32-të, me vlerë rreth 80 milionë euro.

Më shumë nga Futboll