Connect with us

Merkato

Messi këshillon Barçën të mos marrë Reus

Sipas shtypit spanjoll, Lionel Messi ka paralajmëruar Barcelona-n të mos vihet në lëvizje për të marrë yllin e Borussia Dortmund, Marco Reus, për shkak të historisë së gjatë me dëmtimet që ka ky lojtar. Katalanasit, gjithmonë sipas mediave spanjolle, janë interesuar për sulmuesin gjerman, me Messi-n që do të zhvendosej pak më mbrapa në sistemin e lojës së Barçës për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve.

Por argjentinasi nuk është “i bindur nga Reus”, shkruan “Dona Balon”. Reus nuk ka marrë pjesë në Botërorin e 2014-ës të fituar nga Gjermania për shkak të dëmtimeve dhe ka qëndruar gjashtë muaj larg fushave mes 2014-ës dhe 2016-ës për shkak të problemeve fizike.

27-vjeçari ka pësuar një tjetër dëmtim serioz në këtë sezon, që e ka detyruar atë të luajë vetëm 15 ndeshje në Bundesliga. Ai ka realizuar pesë gola në këto ndeshje, duke shënuar edhe katër gola në ndeshjet e luajtura në Champions League.

[interaction id=”591417b4ba9a48f55d7af4ab”]

Më shumë nga Merkato