Connect with us

Kampionatet në Europë

Leo Messi kryeson “Pichichi” dhe “Këpucën e Artë”

Leo Messi ka përfituar, në sajë të dy golave që ka shënuar të dielën në mbrëmje ndaj Valencias, për t’u konsoliduar në garën

Leo Messi ka përfituar, në sajë të dy golave që ka shënuar të dielën në mbrëmje ndaj Valencias, për t’u konsoliduar në garën për golashënuesin (Pichichi) më të mirë të La Liga-s dhe fitimin e “Këpucës së Artë”. Sulmuesi argjentinas ka tashmë 25 gola dhe i udhëheq të dyja klasifikimet për trofetë e sipërcituar i vetëm. Ai është duke nënshkruar edhe një sezon tjetër historik. Vitin e kaluar, në La Liga, Messi shënoi 26 herë, ndërkohë që bëhet lojtari i parë në La Liga, që shënon 25 gola, ose më shumë, në tetë kampionate radhazi.

Sulmuesi i Barcelonës renditet i pari në podium, duke kërkuar trofe kombëtarë. Në vendin e dytë është shoku i tij dhe shoku i grupit, Luis Suarez, i cili ka grumbulluar 21 gola në këtë kampionat. I treti është Cristiano Ronaldo, me 19 gola. Edhe në luftën për “Këpucën e Artë”, Leo Messi është lider. Të 25 golat e shënuar i lejojnë atij të ketë 50 pikë. Megjithatë, shumë afër argjentinasit ndodhet Pierre-Emerick Aubameyang, i Borussia Dortmund, me 46 pikë nga golat e shënuar.

Më shumë nga Kampionatet në Europë