Gossip

Messi merr një dhuratë unike, gjithë jeta në këpucët e reja

Ka ardhur koha e dhuratave në shtëpinë e Messi-t. Edhe pse Krishtlindja dhe Viti i Ri kanë kaluar, fenomeni argjentinas ka marrë një dhuratë shumë të evçantë nga një dizajner shumë e njohur paraguaiane. Lili Cantero, në fakt, i ka dhuruar yllit të Barcelona-s një palë këpucë të personalizuara, të markës Adidas Nemeziz, që janë ngjyrosur me dorë nga vetë ajo.

Imazhet tregojnë historinë e futbollistit Messi, por nuk mungojnë detajet që kanë lidhje me familjen, si fotografitë e gruas Antonela dhe të fëmijëve Thiag e Mateo. Për sa i takon ngjyrave, Cantero ka përzier të kuqen dhe blunë e flamurit “blaugrana” me të kaltrën e Argjentinës.

Artistja e ka përshkruar kështu punën e saj në Instagram: “Ja këpucët e personalizuara për Leo Messi! Janë dërguar drejtpërsëdrejti nga laboratori im në Barcelonë, si dhuratë për futbollistin. Janë të ngjyrosura me dorë. Këpucët janë frymëzuar nga jeta e Messi-t dhe imazhet tregojnë jetën e tij dhe sakrificat e bëra për të arritur aty ku është sot”.

Mágicas calles de París 💫

A post shared by Lili Cantero / Art & Design (@lilicanteropy) on

Më shumë nga Gossip