RUSI 2018

“Messi nuk më frikëson, ai nuk është Cristiano Ronaldo”

Kundërshtari i parë i Argjentinës në Kupën e Botës do të jetë pikërisht Islanda. Islanda ishte surpriza e Euro 2016, dhe tani kërkon të befasojë përsëri në Kupën e Botës për të vërtetuar se nuk ishte një rastësi.

Gjithsesi, ndeshja e parë do të jetë tepër e fortë për europianët pasi përballë do të kenë Argjentinën e Lionel Messi-t.

Një fakt që mesa duket, nuk e shqetëson aspak kapitenin e ekipit, Aron Gunnarsson.

Ai është shprehur me vetëbesim për forcat e ekipit të tij, duke thumbuar edhe homologun e tij tek Argjentina.

“Ata kanë madhështi individuale, ne kemi një skuadër… Messi? Ai nuk më tremb, ai nuk është Cristiano Ronaldo.”

Më shumë nga RUSI 2018