La Liga

“Messi nuk quhet, nëse dal i dyti do t’i kërkoj La Liga-s Këpucën e Artë”

Simeone Zaza shprehet tepër i gëzuar për çmimin e Lojtarit më të Mirë të Shtatorit në La Liga. “Jam shumë i lumtur, është një çmim për mua dhe për ekipin, po të mos ishte ekipi nuk do të ishte e mundur.”

Italiani nuk kënaqet me aq dhe shpreson që të vazhdojë të mbetet në krye edhe për muajin tetor. “Edhe tetorin e kam filluar mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu, por më shumë rëndësi ka ekipi.”

Zaza i ka lënë pas shqetësimet fizike dhe periudhën e keqe në Premier League, dhe me sa duket ka gjetur buzëqeshjen te Valencia nën drejtimin e Marcelino-s.

Gjithsesi, ai ka një kërkesë/ëndërr, dhe ajo është Këpuca e Artë e La Liga-s. Por do të ishte shumë e vështirë të renditje i pari në listën e golashënuesve me konkurrencën e Messi dhe Ronaldo.

“Messi nuk quhet. Për mendimin tim, ai është më i miri. Ai dhe Cristiano Ronaldo, i cili nuk po shënon si zakonisht në La Liga. Por Messi nuk quhet, kështu që nëse në fund të sezonit dal i dyti në listën e golashënuesve, do t’i kërkon La Liga-s Këpucën e Artë.”

Image result for zaza valencia

 

Më shumë nga La Liga