Kampionatet në Europë

Messi për fëmijët e tij: Thiago është fenomen, Mateo një bir…

Leo Messi dha një intervistë të gjerë për “TyC Sports” dhe foli, ndër të tjera, për personalitetin e dy fëmijëve të tij me Antonela Rocuzzo, Thiago dhe Mateo, të cilat janë shumë të ndryshëm, nisur nga fjalët e yllit argjentinas. “Thiago pëlqen makinat, motoçikletat. I pëlqen futbolli, por luan pak dhe lodhet, – tha numri 10 i Barçës, i cili, gjithashtu, theksoi një anekdotë për mënyrën se si djali i Luis Suárez, Benjamín, tallej me të parëlindurin e tij për të filluar ndeshjen kundër Sporting Portugal në stol dhe la një frazë për kujtesën. – Mateo është i tmerrshëm, një karakter i veçantë. Dy djemtë e mi janë shumë të ndryshëm. Thiago është një fenomen, më i mirë, ndërsa tjetri është vetëm e kundërta, një bir kur…. Është mirë të shohësh se sa ndryshe janë nga njëri-tjetri”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë