Bundesliga

Messi, Ronaldo dhe 20 lojtarët më të mëdhenj të vitit 2017

Të martën do të zbulohet nga “Goal” lista vjetore (2017) e 50 lojtarëve më të mirë në botë. Cristiano Ronaldo pretendoi çmimin e vitit të kaluar dhe është në “grindje” për ta mbajtur kurorën e tij. Por, sa shumë, në të vërtetë, ka shënuar ai në vitin 2017? Interesant, jo aq shumë sa Lionel Messi, Robert Lewandowski apo Harry Kane. Në të vërtetë, ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Leo Messi, ka shënuar më shumë se çdo lojtar tjetër këtë vit, 51 gola për klubin dhe kombëtaren, në vetëm 56 ndeshje.

Poz. Lojtari Nd.Klubi Gola klubi Ndeshje me
kombëtaren
Gola me kombëtaren Ndeshje në total Gola në total
1 Lionel Messi 49 47 7 4 56 51
2 Robert Lewandowski 40 38 6 9 46 47
3 Harry Kane 36 38 6 7 42 45
4 Cristiano Ronaldo 40 34 11 11 51 45
5 Edinson Cavani 43 42 8 2 51 44
6 Dragan Boskovic 37 41 0 0 37 41
7 Jaja Coelho 49 38 0 0 49 38
8 Pierre-Emerick Aubameyang 41 35 4 2 45 37
9 Ciro Immobile 38 35 9 2 47 37
10 Bas Dost 38 35 5 0 43 35
11 Romelu Lukaku 37 27 8 8 45 35
12 Edin Dzeko 41 31 6 3 47 34
13 Dries Mertens 42 31 9 2 51 33
14 Radamel Falcao 38 29 5 3 43 32
15 Jonas 40 31 0 0 40 31
16 Vincent Aboubakar 43 26 14 5 57 31
17 Albert Prosa 39 30 0 0 39 30
18 Eran Zahavi 32 28 3 0 35 28
19 Sergio Aguero 37 27 3 1 40 28
20 Alexandre Lacazette 37 28 5 0 42 28

Lewandowski grumbulloi 47 gola në vetëm 46 paraqitje me Bayern Munich dhe Poloninë, çka nënkupton se mesatarisht ka realizuar më shumë se një gol për ndeshje në vitin 2017. Megjithatë, raporti më i mirë mes golave ​​dhe ndeshjeve në mesin e 20 më të mirëve të “Goal” i takon lojtarit në vendin e tretë, heroit të Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane, i cili ka shënuar 45 gola në vetëm 42 ndeshje. Ronaldo ka shënuar po aq gola sa 24-vjeçari anglez, por në nëntë ndeshje më shumë. Mesatarja e tij e ulët do të thotë që portugezi duhet të vendoset në vendin e katërt. Edinson Cavani renditet i pesti, me 44 gola të realizuar në 51 ndeshje, çka do të thotë se sulmuesi i PSG-së dhe Uruguajit është me të vërtetë në kulmin e formës së tij.

Vendin e gjashtë dhe të shtatë e zënë dy lojtarë ndoshta të panjohur për shumicën e lexuesve, Dragan Boskovic dhe Jaja Coelho, të cilët kanë shënuar lirshëm për Bangkok United dhe Buriram United këtë vit. Pierre-Emerick Aubameyang merr vendin e tetë, gjë që e bën më të mistifikuar, sepse ka pasur një rënie pas verës, sapo gabonezi ndërkombëtar pjellor mori vesh se Borussia Dortmund ishte e  gatshme ta shesë. Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, dhe ai i Sporting, Bas Dost, mbyllin “top 10”, duke shijuar periudhat më pjellore të karrierës së tyre si futbollistë.

Kujtojmë se “Goal 50” është një çmim vjetor, që i njeh dhe rendit 50 futbollistët më të mirë të 12 muajve të kaluar. Redaktorët kryesorë dhe korrespondentët nga 37 botimet e “Goal” në mbarë botën hedhin votat e tyre, me kandidatët e gjykuar në nivelin e tyre të konsistencës gjatë vitit të kaluar të veprimit, shfaqjet e tyre të mëdha në lojë, trashëgiminë e futbollit dhe suksesin e ekipeve të tyre, si në rang klubi, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Më shumë nga Bundesliga