• Messi me shokë “kyçën gojën”, Maradona: Le t’u flasin gratë për futbollin!

    Publikuar: 23 Nov 10:16

    Legjenda e futbollit argjentinas dhe më tej dha mendimin e tij për “veton” e Leo Messit me shokë, në kombëtare, që “Albiceleste” të bojkotojë shtypin. Maradona thotë se nuk pajtohet me këto gjëra, teksa flasim për futboll. “Dora e Zotit” është vendosur, kësisoji, përsëri në qendër të polemikave. Ai thotë se nuk i di shkaqet: “Nuk e di se çfarë problemi është, kështu që nuk mund të më kërkoni mua të them nëse kjo është e mirë apo e keqe. Ka disa rregulla që kanë të bëjnë me veto të tillë në kombëtare.

    argentinas-lionel-messi-r-celebrates

    Në qoftë se ky është një vendim grupi, e shoh të përsosur. Por, ka një çështje themelore, kur futbollistët nuk flasin. Atëherë, le të flasim për gratë e tyre. Dhe unë mendoj se kjo është e turpshme, – tha ai. – Nëse nuk flasin futbollistët për futbollin, le të fillojnë e ta bëjnë gratë e tyre këtë gjë. Në asnjë mënyrë, në asnjë mënyrë kjo nuk shkon. Dhe unë jam duke thënë se, me gjithe respektin që gratë e lojtarëve argjentinas e meritojnë, në qoftë se ata nuk flasin, askush nuk flet. Ai që është i trajnuar, i përqendruar, fytyra që meriton kritikën dhe lavdërimet, është e lojtarit.”


    Lexo postimet e tjera