• Messi “show”, Barcelona ndjek Realin!

    Publikuar: 19 Mar 10:34

    Barcelona ka fituar 4-2 ndaj Valencia në “Camp Nou”, duke mbajtur gjallë shpresën për titullin kampion në Spanjë. Katalanasit mposhtën një kundërshtar që luajti për 50 minuta me një futbollist më pak dhe kanë dy pikë më pak se Real Madrid, kryesues i La Liga, pavarësisht se kanë luajtur një ndeshje më shumë. Të besuarit e Luis Enrique, që janë në garë edhe në Champions League dhe Kupën e Mbretit, duhet të fitonin me çdo kusht ndaj Valencia, sepse Real kishte triumfuar në Bilbao pak orë më parë, dhe ashtu bënë, pavarësisht se ishte Valencia që kaloi e para në avantazh.

    Kur u mbush gjysmë ore lojë, Mangala kërceu më lart se të gjithë gjatë një goditje nga këndi, duke kaluar në avantazh miqtë. Megjithatë, pesë minuta më vonë, Luis Suarez barazoi për Barcelonën duke shënuar golin e tij të tetë në shtatë ndeshje të luajtura kundër Valencia. Në fundin e pjesës së parë, Mangala shkaktoi një penallti dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë miqtë me dhjetë futbollistë. Nga pika e bardhë e 11 metrave, Lionel Messi realizoi golin e tij të 40-të në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezonin. Në të tetë sezonet e fundit, argjentinasi gjithmonë e ka arritur këtë shifër. Jashtëtokësor.

    Gjithsesi, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Valencia barazoi me golin e ish-futbollistit të Barcelonës, El Haddadi. Skuadra shkuan në pushim me rezultatin 2-2. Goli i 41-të sezonal për Messi, i treti për Barcelonën, erdhi në fillim të pjesës së dytë, me një ekzekutim perfekt nga brenda zonës. Messi ka shënuar 25 gola në La Liga, tre më shumë se Suarez. “Pleshti” festoi dje dygolëshin numër 100 me fanellën “blaugrana”. Në fund, Andre Gomes shënoi golin e katërt, i shërbyer nga Neymar. Në këtë mënyrë, Barcelona fitoi 4-2 dhe katër ndeshje para përballjes direkte me Real Madrid, ruan kontaktin me madrilenët. Valencia mbetet në vendin e 14-të, shumë larg pretendimeve të zakonshme.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    [interaction id=”58cef998496de0fe283e42ae”]


    Lexo postimet e tjera