Champions League

Messi “show”, Barcelona shkatërron Juven…

Messi “show”, Barcelona shkatërron Juven…

Barcelona ka shkatërruar Juventus me rezultatin 3-0, në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”. Bardhezinjtë e Allegri rezistuan deri në minutën e fundit të pjesës së parë. De Sciglio, Dybala dhe Pjanic mund të shënonin për “Zonjën e Vjetër”, por në çastet e fundit të këtij fraksioni, Messi u ngjit në katedër! Pas një shkëmbimi spektakolar me Luis Suarez, argjentinasi hyri në zonë dhe mposhti portierin Buffon me një goditje të saktë diagonale.

Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, katalanasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Ivan Rakitic. Messi “u arratis” nga e djathta dhe hodhi në zonë një top që u devijua nga Sturaro dhe përfundoi te këmbët e Rakitic, i cili nuk gaboi dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë me të majtën. Juventus kapitulloi pa kushte në minutën e 70-të, kur Messi realizoi për herë të tretë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Luis Suarez, celebrates with Messi and new team-mate Ousmane Dembele following the Argentine's second of the night

Në ndeshjen tjetër të luajtur për Grupin D, Sporting Lisbonë fitoi 3-2 ndaj Olympiacos në Athinë. Portugezët patën fillimin e ëndërruar, teksa shënuan dy gola në harkun e 13 minutave të para. Dy minuta para fundit të pjesës së parë Fernandez i çoi shifrat në 0-3. Reagimi i Olympiacos erdhi shumë vonë dhe grekët shënuan dy herë pas minutës së 90-të, në të dyja rastet me anë të Pardo, por ishte shumë vonë për të prishur festën e ibrikëve.

Më shumë nga Champions League