Futboll

“Messi-t dhe Ronaldo-s u mungon respekti”

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti.

Të dy lojtarët ishin përzgjedhur në formacionin e fitit, teksa sulmuesi i Juventus ishte edhe pjesë e tre kandidatëve për çmimin e Lojtarit të Vitit.

Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve në Londër, me thashethemet që sugjerojnë se Ronaldo nuk mori pjesë pasi kishte marrë vesh se Luka Modric do ta fitonte çmimin kryesor.

“Është mungesë respekti që nuk erdhën,” shprehet Capello për Mundo Deportivo.

“Kur zhvillohet çmimi Oscar, të gjithë të nominuarit janë aty. Është e mundur se kanë fituar më shpesh sesa duhet dhe nuk e durojnë dot humbjen.

“Por duhet të jesh mirënjohës edhe kur humbet, ashtu si kur fiton.”

Më shumë nga Futboll