Futboll

Mexes jep lamtumirën: “Nuk ndihesha në lartësinë e duhur!”

Philippe Mexes, ish-futbollisti i Romës dhe Milan ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Francezi sqaron vendimin e tij në një intervistë të dhënë për “France Football”: “Jam kthyer në një jetë reale, pa njoftuar askënd. Nuk jam Zidane, Totti apo Thuram. Ajo që dua është të jem si të gjithë. Bëj rolin e babait, çoj fëmijët e mi në shkollë, në futboll, bëj detyrat me ata. Desha të dal dhe t’i nxjerr nga një dimension i çuditshëm: më parë nuk i shihja kurrë dhe ajo gjë nuk shkonte. Desha të rivendos rregullin”.

Rezultate imazhesh për mexes totti

“Nuk ndihesha më në lartësinë e duhur, kisha dhembje në gju dhe vendosa ta mbyll. Nuk do të mund të kisha gënjyer, edhe pse mbase mund të kisha luajtur edhe dy vite të tjera në nivele të mira. Por nuk më shkon përshtat të tallem me njerëzit, kështu që vendosa shigjetën dhe hapa krahun. Do të kisha dashur ta mbyll te Auxerre, por nuk ishte e mundur. Futbolli? Është një passion, por jo një fiksim. Futbollin e ndjek nga divani, ose me ndeshjet e fëmijëve të mi. Mbase një ditë do të tentoj tu jap të rinjve atë që futbolli ma dha mua. Pa nxitim”, vijoi Mexes.

Më shumë nga Futboll