Kampionati Shqiptar

Mezani ankohet: Ishte një penallti edhe për ne!

Trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani e nisi me fitore ndaj Teutës, por sot ndaj Kukësit erdhi një humbje e hidhur, mbi të gjitha për faktin se loja ishte e ekuilibruar. Në “Gol pas goli” në Supersport Mezani u ankua për një penallti që sipas tij i duhej dhënë Luftëtarit.

“Luajtëm me kujdes në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë mund të bënim diçka më shumë për të evituar golin. Mendoj se na është mohuar një penallti dhe mund të merrnim diçka më shumë. Gjithsesi, duhet të punojmë shumë, pa u kapur pas një penalltie, edhe pse do doja një gjykim sa më korrekt në të ardhmen, për të mos zhvlerësuar punën që bëjnë lojtarët gjatë javës.

“Gjendja e Luftëtarit? Ndonëse fituam ndaj Teutës, ishte diçka psikologjike se në dy ditë është e vështirë të ndryshonin gjërat. Sot pjesa e dytë ishte shuam e mirë, të parën e organizuam vetë ashtu.

“Gjykimi? Arbitri është i ri, ndoshta disa gjëra i falen, ndaj le të shohim përpara. Skuadra ka nevojë të përmirësohet, është ende e ngadaltë dhe nuk është ende ku dua, edhe pse luajtëm një ndeshje të mirë. Kemi shumë dëmtime dhe kjo na rrezikon disi, sepse në pankinë kemi shumë djem të rinj”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar